Laporta: Do të bëj ç’mos për të rikthyer Messi-n

Pas triumfit numër 27 në La Liga, presidenti i Barcelonës ka patur shumë pak kohë për të festuar pasi në mikrofonët e gazetarëve u premtoi tifozëve rikthimin e bujshëm të Lionel Messi-t në “Camp Nou”.
“Do të bëj ç’mos të risjell Messi-n në Barcelonë. Kemi bërë mrekullinë e parë duke shpëtuar klubin nga falimenti, tani do të punojmë për ta bërë edhe më konkurues”, tha Laporta për mikrofonët e “Barça TV” e “Movistar”.
Siç dihet Messi ka vendosur të mos vazhdojë aventurën në Ligue 1, ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës të Parisit. Por sa i përket destinacionit të ri nuk ka një vendim. Për momemtin dy janë alternativat më të mundshme… Al-Hilal në Arabi dhe Barcelona.
Skuadra saudite ka joshur “Pleshtin” duke i ofruar një paketë financiare, e cila shkon deri në 400 milionë euro ndërsa Barcelona konkuron me “armë” të tjera. Familja e Messi-t nuk dëshiron që të jetojë në Arabi dhe do të ishte e lumtur që të rikthehej në Barcelonë atje ku ka jetuar prej gati 20 vitesh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




