Laporta mendon gjithmonë për Messin: E di se çfarë do të thotë

Spanjë | 4 vite më parë

Barcelona nuk ka reshtur së dashuruari Lionel Messin dhe anasjelltas, siguron Joan Laporta. “Patjetër që do ta shoh Messin të hënën për ceremoninë e Topit të Artë në Paris dhe e di se çfarë do të thotë Barça për të”: është shprehur presidenti Blaugrana, i cili vazhdon të lërë hapur derën e rikthimit të argjentinasit nga PSG. Laporta – shpjegon l’Equipe – do të mbërrijë nën Tour me një dhuratë për Messin, duke qenë se të dielën është 18 vjetori i debutimit të argjentinasit me ekipin e parë të Barcelonës (më 16 tetor 2004, kundër Espanyol).

Kontrata e shtatë herë Topit të Artë me Paris Saint-Germain do të skadojë më 30 qershor dhe klubi francez tashmë ka filluar të hapë bisedimet për rinovim, megjithatë, duke gjetur një ndalesë të lojtarit që do të fillojë të mendojë për të ardhmen vetëm pas Kupës së Botës, Katarit 2022. Për Al-Khelaifin ai është një element kryesor i skuadrës,  është një mik i madh i Neymar, por me ardhjen e Xavi – ish-shokut të tij të skuadrës – në stolin Blaugrana, Messi mund të mendojë seriozisht për tu rikthyer, pas lotëve të konferencës për shtyp më 8 gusht 2021 kur zyrtarisht shpalli lamtumirën e tij me skuadrën për të cilën kishte mbrojtur ngjyrat që nga viti 2000(duke llogaritur dhe ekipet e të rinjve).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme