Lara Colturi tërhiqet nga garimi

Lara Colturi nuk do të mund ta përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian Rinor në Friuli-Venecia-Xhulja, edhe pse ajo ishte shpresa për medalje për kuqezinjtë në këtë garë. Menjëherë pas Kupës së Botës në Krontplatz, atje ku u rendit në Sllallomin gjigant në vendin e 16-të, Colturi ka shpjeguar dhe arsyet e vendimit të saj.
“Më vjen që nuk mund ta përfaqësojë Shqipërinë në këtë Festival Europian Rinor. Por kanë qenë gjashtë muaj intensive me gara të shumta në Kupën e Botës, apo dhe në Kampionatin Botëror të të rinjve në Austri. Tani më duhet një farë kohe pushimi për të rinisur dhe një herë tjetër përgatitjet për Kampionati Botëror në Francë dhe për Kupën e Botës në vazhdim. Shpresoj të kem rezultate të mira”, thotë Lara Colturi.
Lara Colturi është Kampione e Botës për të reja në Supergjigant dhe për moshën deri në 18 vjeç në këtë disiplinë, apo dhe në Daunhill. Dhe për të gjithë këtë performancë skiatoria italiane, që përfaqëson Shqipërinë, ka deklaruar:
“Për mua ka qenë një vit shumë i bukur, ndërsa garoj për herë të parë në kompeticione të mëdha. Kam njohur shoqe të reja, të cilat mund të jenë dhe kundërshtare dhe në tërësi jam e kënaqur me rezultatet e mia, atje ku duhet falënderuar dhe familja. Sigurisht që nga viti në vit rezultatet do të vijnë në rritje”.
Kështu Lara Colturi heq dorë nga Festivali Europian Rinor në Friuli-Venecia-Xhulja, ndërsa Shqipëria, përtej përgatitjeve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, nuk mundi ta marrë medaljen e ëndërruar, që deri më tani ka ardhur në gara të tjera nga skiatoria italiane.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




