Lara Kolturi dështon në slalom

Lara Colturi ka dështuar në disiplinën sllallom, pjesë e garave të Kupës së Botsë së Skive që po zhvillohet në Jasno të Sllovakisë. Skiatorja italiane, e cila ka gjedhur të konkurrojë për Shqipërinë ka dalë e nëntëmbëdhjeta në zbritjen e parë, ndërsa ka rrëshkitur në të dytën duke dalë nga pista.
Ky rezultat, bazuar vetëm në zbritjen e parë, nuk e klasifikon në renditjen e përgjitshme të garës së të dielës, skiatoren kuqezi. Kujtojmë që të shtunën, Lara Colturi e ka mbyllur konkurrimin në vendin e trembëdhjetë në disiplinën e Sllallomit Gjigant. Gjithsesi botërori i skive vazhdon dhe skitorja jonë do të vijojë me garat në disiplina të tjera.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




