Largohet edhe një zyrtar tjetër i lartë i Pentagonit

Një përfaqësues civil i cili mbikëqyri veprimet e Pentagonit gjatë përmbysjes së Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme ka dhënë dorëheqje.
Pentagoni tha se ushtruesi i detyrës, Christopher Miller pranoi dorëheqjen e Christopher Mayerit, i cili ka mbikëqyrur politikën e SHBA-së jashtë dhe luftën kundër ISIS-it që nga marsi i vitit 2017. Mayer ishte drejtori i grupit punues Anti-ISIS, i cili u shpërbë, raportoi AP.
Detyrat e tyre u morën nga personeli i antiterrorizmit, të cilët u emëruan në poste të larta në Pentagon nga Donald Trump, gjatë një shkarkimi të madh në fillim të nëntorit, i cili përfshinte shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Mark Esper.
CNN raportoi për largimin e Mayerit ndërsa New York Times raportoi ai u detyrua të largohej.
Në një deklaratë zyrtare, Pentagoni nuk dha një shpjegim për largimin e Mayerit, por thuhet se vendimi për të shpërndarë grupin e punës që drejtoi ishte një konfirmim i “veprimit të suksesshëm për të shkatërruar armikun” në territorin e Irakut dhe Sirisë. /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




