“Largohuni nga Libani sa më parë!” – SHBA, Italia, Franca apelojnë qytetarët prej luftës

Europë | 2 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Franca dhe Britania e Madhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të largohen sa më parë nga Libani, ku grupi ektremist i Hezbollahut ka nisur sulmet raketore ndaj Izraelit për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së liderit palestinez të Hamasit.

Dhjetëra raketa kaluan të shtunën në mëngjes qiellin izraelit si kundërpërgjigje ndaj operacioneve të Tel-Avivit në fushën ajrore libiane pak ditë më parë.

Pasdite, të paktën pesë raketa u nisën edhe nga Rripi i Gazës drejt jugut të Izraelit, ku disa u interceptuan nga mburoja kundërajrore, ndërsa të tjerat prekën zonat e hapura pa shkaktuar dëme në njerëz.

Italia, e cila ka edhe presidencën e G7-ës aktualisht, thirri në mesditë liderët e vendeve pjesëmarrëse për të “frenuar përshkallëzimin” e situatës në Lindjen e Mesme.

“Duke parë rëndimin e situatës, ftojmë italianët që po qëndrojnë përkohësisht në Liban të mos frekuentojnë absolutisht jugun e vendit dhe të rikthehen në Itali me linjat tregtare sa më shpejt të munden,” shkroi në rrjetin “X” ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Moska mësohet se ka dërguar municione dhe raketa “Iskander” në Iran, që po ashtu është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e Ismail Hanijehut, liderit të Hamasit, të ekzekutuar me bombë të mërkurën në Teheran. 

Kryeministri izraelit Benjanim Netanjahu gjatë një mbledhjeje të qeverisë paralajmëroi “aksin iranian të së keqes” të mos e mendojë sulmin ndaj Izraelit: “Do të përgjigjemi dhe do të kërkojmë çmim më të lartë për çfarëdo akt agresioni kundër nesh, nga çdo front.”

Gjatë lutjes së rregull në Sheshin e Shën Pietros, Papa Françesko bëri thirrje të mos zgjatet më tej konflikti “i përgjakshëm dhe i dhunshëm” në Lindjen e Mesme.

“Lutem për të gjitha viktimat, sidomos për fëmijët e pafajshëm. Shpreh dashurinë time për komunitetin drus në Terresantë dhe për popujt e Palestinës, Izraelit, Libanit, dhe të mos harrojmë Mianmarin. Duhet pasur kuraja për të hyrë në dialog që të ndalet shpejt lufta në Gazë dhe në të gjitha frontet,” u shpreh papa. /La Stampa

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme