Lavrov anulon vizitën në Serbi

Botë | 4 vite më parë

Vizita e e Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Serbi e parashikuar në datën 7 Qershor nuk dotë zhvillohet. Ministri rus e ka anuluar këtë vizitë, jo me dëshirën e tij, por se udhëtimi iu bë i pamundur.  

Lajmi është bërë i ditur nga një burim në Ministrinë e Jashtme ruse, i cili i tha të dielën agjencisë së lajmeve Interfax se vizita e Lavrov në Beograd është anuluar, pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionin e tij, shkruan “Reuters“.

I njëjti burim ka konfirmuar raportimet se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionin, me të cilin do të shefi i diplomacisë ruse do të udhëtonte për në Beograd të hënën. “Diplomacia jonë ende nuk e ka shpikur teleportimin”, tha burimi.

Të premten ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se ministri Lavrov do të qëndrojë në Beograd me 6 dhe 7 qershor. Paralajmërimi pasoi dakordimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me presidentin rus, Vladimir Putin, për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia. Presidenti serb thotë se synon anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, por me vite ka punuar për forcimin e lidhjeve me Rusinë.

Kujtojmë se Serbia ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, që vijon prje më shumë se tre muajsh.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme