Lavrov i paraqet qëndrim për Ukrainën homologut të Vatikanit

Botë | 5 vite më parë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i paraqiti pozicionin e Moskës për konfliktin në Ukrainë me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Pietro Parolin në një telefonatë të martën, tha ministria e jashtme ruse në një deklaratë raporton Reuters.

Në lidhje me shqetësimin e shprehur nga Parolin për situatën në Ukrainë, Lavrov “përshkroi qëndrimin parimor rus në lidhje me shkaqet dhe qëllimet e operacionit special ushtarak që po kryhet në Ukrainë”, tha ministria.

Të dyja palët shprehën shpresën se një raund i katërt i bisedimeve midis Moskës dhe Kievit do të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur për të “kërkuar marrëveshje mbi problemet kryesore që qëndrojnë në themel të krizës, me qëllim zgjidhjen e saj dhe ndalimin e armiqësive”, shtoi ministria.
 
/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme