Lavrov: Rusia nuk do luftë, por nuk lejojmë të na shkelin interesat tona

Miratimi i një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë nga SHBA do të përbënte një ndërprerje të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, cituar nga TASS.
Rusia, shtoi Lavrov, nuk dëshiron luftë, “por ne nuk do të lejojmë të shkelen interesat tona”.
Lavrov më pas shtoi se “një takim i ri” midis Rusisë dhe SHBA-së “pritet brenda dy javësh”, pa specifikuar megjithatë datën dhe nivelin në të cilin do të zhvillohen bisedimet. Takimi i fundit është mbajtur një javë më parë mes vetë Lavrovit dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




