Lavrov ultimatum Ukrainës: Njihini 4 rajonet e aneksuara ose ushtria ruse do të ndërmarrë veprime

“Ukraina duhet të përmbushë propozimet e Moskës në lidhje me territoret e tyre të reja ose ushtria ruse do të ndërmarrë veprime”, kështu ka paralajmëruar Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Lidhur me konfliktin e Rusisë me Ukrainën, Lavrov shprehet se Uashingtoni ka në dorë zgjidhjen e situatës dhe se vetëm ajo mund ta ndalë këtë rezistencë të kotë.
“Armiku është i vetëdijshëm për propozimet tona për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi dhe eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë ruse prej andej, duke përfshirë territoret tona të reja (DNR, LNR dhe rajonet Kherson dhe Zaporozhye). Ka mbetur vetëm një gjë për të bërë: t’i përmbushni ato para se të jetë tepër vonë. Përndryshe, ushtria ruse do t’i marrë gjërat në duart e veta. Për sa i përket kohëzgjatjes së konfliktit, topi tani është në fushën e Uashingtonit dhe regjimin e saj. Ata mund ta ndalin këtë rezistencë të kotë në çdo moment”, tha ministri Lavrov.
Rusia pretendoi kontrollin mbi katër rajonet e Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson pas referendumeve të rreme në shtator, të kritikuara gjerësisht nga Kievi dhe qeveritë perëndimore si shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Por Rusia ka luftuar me pengesa në këto zona që nga fillimi pasi forcat e saj nuk ishin në kontroll të plotë të territoreve kur ato u vulosën si pjesë e Federatës Ruse.
Vetëm disa javë pasi aneksoi ilegalisht Kherson, Ukraina rimori kryeqytetin e saj rajonal me të njëjtin emër, duke çliruar rreth 10,000 kilometra katrorë tokë dhe duke lëvizur artilerinë e saj të furnizuar nga perëndimi brenda rrezes së Krimesë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



