Le Pen largohet nga drejtimi i partisë franceze të ekstremit të djathtë, Jordan Bardella zgjidhet lideri i ri

Botë | 4 vite më parë

Jordan Bardella zëvendëson Marine Le Pen, si presidente e partisë kryesore të së djathtës ekstreme në Francë. Bardella, një 27-vjeçar ambicioz dhe anëtar i Parlamentit Evropian, fitoi gjatë një votimi brenda partisë me 85% të votave. Ai bëhet lideri i parë që drejton partinë kundër emigracionit, që nuk ka më në drejtim emrin e Le Pen, që kur u themelua gjysmë shekulli më parë.

Tubimi Kombëtar po kërkon të përfitojë nga rezultati pozitiv që mori në zgjedhjet legjislative të këtij viti, si dhe mbështetjen gjithnjë në rritje për partitë e ekstremit të djathtë kudo në Evropë, veçanërisht në Italinë fqinje. 

Marine Le Pen ka thënë se dëshiron të fokusohet në drejtimin e 89 ligjvënësve të partisë në Asamblenë Kombëtare franceze. Ajo pritet të ketë akoma fuqi të madhe në udhëheqjen e partis, si dhe të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale franceze në vitin 2027.

Bardella ka qenë presidenti i përkohshëm i Tubimit Kombëtar, që kur Le Pen hyri në garën presidenciale të vitit të kaluar.  Në garë, ai mundi rivalin Louis Aliot, 53 vjeç, kryebashkiak i Perpignan. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme