LeBron James, rekordin historik në NBA

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Falë suksesit që skuadra e Lakers arriti ndaj Houston me rezultatin 112-102 (gjysmëfinalja e tretë e play off-it), basketbollisti i ekipit kalifornian, LeBron James, u bë basketbollisti me më shumë fitore në fazën play off në historinë e NBA-së: 162. James kaloi në këtë renditje Dereck Fisher (161).

“Nuk ishte ky rezultati që unë kërkoja të arrija me çdo kusht. Gjithnjë kam thënë se dëshiroja të jem pjesë e një kulture të një ekipi fitues dhe të jap maksumimin për ekipin tim. Ky është vetëm rezultati final i një pune të gjatë”, tha James

Më tej, LeBron tha: “Nuk do ta kisha arritur kurrë këtë rezultat pa ndihmën e shokëve të ekipeve ku kam luajtur dhe trajnerëve”. Skuadra e Lakers udhëheq 2-1 serinë e gjysmëfinaleve ndaj Houston.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme