Leclerc: E dija për Hamilton, por…

Në kuadër të prezantimit të Ferrarit SF-24, Leclerc komentoi për Sky për ardhjen e Hamilton nga viti 2025. “Tani le të përqendrohemi në të tashmen, e dija mundësinë e ardhjes së Leëis para rinovimit tim, por nuk doja të flisja për nënshkrimin e tij nga respekti për Sainz. Kush e fiton Botërorin? Le të shpresojmë, e fitojmë ne, unë do të jap 200%”.
“Për respekt për Sainz, nuk do të doja të komentoja shumë për nënshkrimin e Hamiltonit. Ne kemi kaluar shumë vite të mira së bashku, ai ishte dhe është një shok i madh skuadre. Leëis është një kampion, por tani për tani unë jam shok i Carlos”.
Monegasku më pas kalon në analizën teknike të makinës së re njëvendëshe: “Kemi bërë shumë punë. Rezultatet në simulator ishin të shkëlqyera, tani duhet të konfirmojmë të dhënat virtuale me ato reale, ashtu siç duhet të konfirmojmë ndjesinë e simulatorit në pistë në Bahrein”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




