Leclerc zëvendëson edhe turbon, në Kanada niset i fundit

Formula 1 | 4 vite më parë

Lajmi ishte në ajër ditën e djeshme, por tani vjen konfirmimi zyrtar: Charles Leclerc zëvendëson turbon në F1-75 të tij dhe në GP kanadez ai do të startojë nga vendi i fundit. Pas problemeve të besueshmërisë që pësuan në Baku të Azerbajxhanit, Monegasku dhe skuadra nga Maranello zgjodhën të zhvlerësonin njësinë e katërt të energjisë, duke kaluar kështu në një penallti të dyfishtë për fundjavën kanadeze. Ndërrimi i motorit edhe për Sainz, i treti, por pa asnjë penallti.

Gjatë mbrëmjes së kaluar kishte mbërritur komunikimi i përdorimit të njësisë së tretë të kontrollit, nga dy të lejuara, në të kuqen e Monegaskut dhe drejtuesi i Ferrarit ishte tashmë në dijeni se duhej të merrte 10 pozicione penallti. Me vendimin e marrë përpara provave të lira 3 vjen konfirmimi i pikës totale të kthesës, me Leclerc që nis nga fundi, duke ndërtuar një garë rikthimi, e cila megjithatë do t’i japë atij mundësinë për të përdorur komponentë të rinj dhe për rrjedhojë më të besueshëm në Montreal.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme