Lefter Koka dha dorëheqjen, mandatin e deputetit e merr Ana Dhamo

Politikë | 5 vite më parë

Lefter Koka dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të PS-së. Pas këtij akti, që pritet të depozitohet edhe zyrtarisht në KQZ, mësohet se mandatin e lënë do ta përfitojë, Ana Dhamo. Kjo, për shkak të ligjit zgjedhor të barazisë gjinore. PS fitoi tetë mandate në zgjedhjet e fundit parlamentare të Durrësit. 

Që nga viti 2014 është pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Departamenti i Drejtesisë, si dhe anëtare e Dhomës së Avokatisë, Durrës. Nga viti 2013 zhvillon rregullisht Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare në vende të Bashkimit Europian (Maltë, Spanjë, Hollandë, Republikë Çeke) dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushën e të Drejtës Publike dhe asaj Ndërkombëtare dhe Europiane. Znj. Dhamo zotëron gjuhën italiane dhe angleze.

Neni 163 i Kodit

Shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues të listës

1. Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi,
KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt.
2. Shpërndarja e mandateve fillon me rend zbritës, në bazë të renditjes së tyre në
listën e dorëzuar sipas nenit 67 të këtij Kodi, duke filluar nga numri rendor një, si dhe
numrit të votës parapëlqyese të secilit kandidat bazuar në procedurat dhe kriteret vijuese.
3. Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash
parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me
numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi
nuk mund të jetë më shumë se 10 000 vota. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi
është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.
4. Kandidatët me numrin më të lartë të votave parapëlqyese se herësi, sipas pikës 3
të këtij neni, zëvendësojnë me radhë kandidatët në listë, që mund të kishin përfituar
mandate, të cilët kanë numrin më të vogël të votave parapëlqyese.

5. Ky rregull nuk zbatohet nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë më pak të
përfaqësuar. Në këtë rast zëvendësimi kalon te kandidati tjetër i renditur menjëherë më lart me numër votash deri në shterimin e listës sipas të njëjtave kritere. Kur kandidati me numër më të madh votash se herësi i përket të njëjtës gjini, zbatohen parashikimet e pikës 4 të këtij neni.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme