Legjenda Martin Scorsese do të jetë regjizori i filmit të Mike

Filmin dedikuar jetës së legjendës së peshave të rënda në boks Mike Tyson do ta drejtojë një legjendë e kinematografisë, Martin Scorsese. Regjizori i njohur ka marrë përsipër drejtimin e këtij filmi, 40 vjet nga filmi i fundit që ka bërë për boksin, “Demi i Tërbuar”.
Lajmin e konfirmoi aktori i njohur Jamie Foxx, që do të interpretojë Mike Tyson në këtë film. Scorsese, tashmë 77 vjeç, nuk xhiron një film me tematikë nga boksi që prej vitit 1980 (Raging Bull-Demi i Tërbuar), por ky bashkëpunim me aktorin Foxx pritet të jetë i suksesshëm.
“Presim që përmes të këtij filmi t’i japim fund një herë e mirë dilemave dhe fjalëve për jetën e Mike Tyson. Çdo njeri në jetën e tij ka ngritje e ulje, ndaj askush nuk duhet gjykuar apo kritikuar vetëm për gjërat e këqija. Besojmë se me këtë film do të bëjmë më të mirën”, tha Jammie Fox, që prej kohësh ka nisur stërvitjen në palestër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




