Leipzig fundos Herthan, -2 nga Bayern

Mundësia ishte shumë joshëse: të fitosh për tu afruar me Bayern (i mundur të shtunën në Frankfurt) dhe të shkosh në -2 nga maja. Skuadra e Jiluan Nagelsmann goditi objektivin mjaft lehtë, pa e tepruar, atë kundër një Hertha që vazhdon momentin e vështirë dhe është pa fitore që nga 2 janari.
Vendasit nuk luajtën keq, sidomos në pjesën e pare, të frymëzuar nga gjeometria e ish lojtarit të Juventusit, Sami Khedira dhe iniciativat e Matheus Cunha, por Krzysztof Piatek u tregua i pasaktë.
Shumë më konkretë miqtë, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 28-të: një goditje e shkëlqyer nga mbi tridhjetë metra e Marcel Sabitzer, portieri Jarstein nuk mund të bëjë asgjë. Pavarësisht avantazhit, Leipzig nuk ndalet, duke mos lënë asgjë në dorë të fatit, stili i lojës është i njëjtë.
Strategjia paguhet në mënyrën më të mirë të mundshme në pjesën e dytë, në 71 ‘, kur Adams rrëmben topin nga një Guendouzi i shpërqendruar dhe i shërben Mukiele, i cili nuk gabon, 2-0. Hertha nuk është më në lojë dhe në finale mbërrin goli i tretë i nënshkruar nga Willi Orban.
Përfundon 3-0, me Leipzig, që jo vetëm hodhi pas krahëve humbjen me Liverpool në Champions, por falë pesë pikëve të rikuperuara ndaj Bayern në dy javët e fundit të Bundesligës, kthen ambicjet për titull.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




