Lejoi futjen në Mal të Zi pa kontroll të Patriarkut të Kishës serbe, dorëhiqet nga detyra shefi i Policisë kufitare

Shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviç ka dhënë dorëheqjen nga detyra pasi ka lejuar futjen në Malin e Zi pa asnjë kontroll dhe regjistrim Patriarkun e Kishës së Serbisë Porfirije Periq së bashku me delegacionin shoqërues. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviq.
“Shefi rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviq, ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo detyrë për shkak se patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, me gjithë delegacionin hyri dhe doli në Mal të Zi pa asnjë kontroll dhe regjistrim.” 🇲🇪 Respekt i madh për këtë njeri. !”, shkruan Vllahoviq.
Më 3 korrik, Mali i Zi nënshkroi marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, marrëveshje e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




