Lëklerk dhe Sainz “shijojnë” Ferrarin e ri

Formula 1 | 4 vite më parë

Ferrari del në pistë. Menjëherë pas prezantimit të makinës së re, të dy pilotët, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz kanë dalë në pistën e Fioranos për të  bërë xhirot e para me njëvendëshen SF-23. Motorët e makinave që do të garojnë në botërorin 2023 të Formula 1, kanë gjëmuar sërish në pistën e shtëpisë së Ferrarit.

Për një distancë maksimale prej njëqind kilometrash të dy pilotët kanë shijuar makinën e re, me goma “demo”, përpara se njëvendëshet të paketohen dhe të nisen për në Bahreinin, ku Carlos Sainz dhe Charles Leclerc, do të dalin në pistë për testet parasezonale të planifikuara nga e enjtja 23 deri të shtunën 25 shkurt.

Ka qenë një ditë interesante, pasi 100 km e kryera nga të dy pilotët janë xhiruar, në pistën e Fioranos dhe në praninë e rreth 400 fansave. Si një film, këto momente do të mbeten në arkivat e historisë së Ferrarit.

Dhe makina e re është një magji, të cilën mund ta krijojë vetëm Ferrari. Të gjithë mezi presin ta shikojnë në pistë duke shpresuar në besueshmërinë dhe vazhdimësinë e makinave të reja.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme