Leklerk: U desh një vit të përshtatesha me Ferrarin

Formula 1 | 5 vite më parë

Me një vend të tretë në Bahrein në 2019 në garën e tij të dytë me Ferrarin, dhe dy fitore të mëvonshme Belgjikë dhe Monza, përshtatja e Carles Leclerc me makinën Ferrarin dhe skuadrën e Maranellos dukej se do të ishte e menjëhershme. Të paktën nga jashtë, sepse realiteti, siç shpjegon vetë piloti në faqen zyrtare të F1, ishte shumë i ndryshëm: “M’u desh gati një vit për të kuptuar saktësisht dinamikën e ekipit, si të përballesh me problemet, si të reagojmë ndaj tyre” – thotë ai.

Pas këtyre deklaratave të pilotit nga Monako, edhe Carlos Sainz duket se nuk është i vetmi që nuk pati një debutim të lehtë në ekipin italian, në një sezon ku spanjolli është tashmë i gjashti me 83 pikë, tre më shumë se shoku i skuadrës. “Unë ndjehem më rehat tani se në fillim – ka thënë Leclerc. – M’u desh të mësoja shumë gjëra, edhe pse nga jashtë duket se gjithçka ishte e lehtë. M’u desh gati një vit që unë të ndihesha rehat në ekip.” Ndërkohë që ai vetë e pranon se kjo është një kohë shumë e gjatë.

“Po është një kohë e gjatë, por shumë interesante sepse kur e jeton ajo ndihet shumë më e shkurtër dhe mund të ndjesh çdo hap, të mësosh diçka dhe ta zbatosh atë. Ndihesh gjithnjë e më shumë nën kontrollin e situatës”, -thekson ai. Realiteti është se përshtatja me drejtimin e një Ferrari nuk duket të jetë një detyrë e lehtë, por piloti i ri 23-vjeçar rrëfen se ky proces e ka ndihmuar atë të rritet “si pilot dhe si person”: “Ndihem një pilot më i mirë në krahasim me atë kur erdha në fillim. Formula 1 shtë një sport i të mësuarit të vazhdueshëm dhe mendoj se të gjithë në këtë sport po mësojnë sa herë që hipin në makinë”, – përfundoi ai.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme