Letra dhe kontakte, dy Koretë rivendosin komunikimin

Botë | 5 vite më parë

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rivendosin komunikimin, pas një viti të ashpër në marrëdhëniet mes tyre, ku takimi i fundit u mbajt qershorin e vitit të shkuar.

Sipas zyrës së presidentit koreano-jugor, liderët e të dy vendeve janë dakordësuar për të ringritur besimin e për të përmirësuar lidhjet dypalëshe. Liderët po ashtu kanë shkëmbyer disa letra zyrtare që prej muajit prill, tha Shtëpia Blu në Seul.

Koreja e Veriut ndërpreu me jugun çdo rrugë komunikimi pas atij që u quajt një samit i dështuar mes dy vendeve qershorin e shkuar.

Fill pas tij, veriu shkatërroi zyrën kufitare mes dy vendeve, që ishte ndërtuar me qëllimin për të ndihmuar dy vendet në komunikim./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme