Leverkusen “arratiset”, fitore në frymën e fundit kundër Leipzig

Fitore në frymën e fundit për Bayer Leverkusen që fitoi 3-2 në fushën e Leipzig. Teksa gjithçka tregonte për një barazim në ndeshjen e madhe të javës së 18-të të Bundesligës, Hincapie nxori nga repertori i tij golin që vendosi ndeshjen në favor të skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso. Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm sepse konsolidon epërsinë e Leverkusenit, avantazhi i të cilit ndaj Bayern është tetë pikë. Duhet thënë se monegaskët kanë dy ndeshje më pak dhe nesër do të jenë në fushë kundër Werder Bremenit.
Sa i përket ndeshjeve të tjera, fitore e pastër e Dortmundit në Këln, 4-0, falë dopietës së Malen dhe golave të Fullkrug dhe Moukoko. Ndeshja u ndërpre gjithashtu për disa minuta për shkak të hedhjes së cokollatave në formë monedhash nga ana e tifozëve. Suksesi 3-2 i Freiburgut ndaj Hoffenheim-it ishte i rëndësishëm, me skuadrën vendase në inferioritet numeric në dhjetë minutat e fundit për shkak të kartonit të kuq të Gulde. Pavarësisht se me një lojtar më pak, fitorja për Freiburgun erdhi në minutën e 85-të me firmën e Sallai. Një sukses i ngushtë, 1-0, për Bochum-in ndaj Shtutgartit, ndërkohë që pati barazim mes Darmstadit dhe Frankfurtit 2-2. Barazpeshë edhe mes Heidenheim dhe Wolfsburg, 1-1.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




