Leverkusen, një rikthim mahnitës

Gjermani | 3 vite më parë

Bayer Leverkusen përmbysi Hoffenheim në momentin e fundit, shmang humbjen e parë dhe arrin suksesin e 23-të të sezonit falë golave ​​të Andrich në minutën e 88-të dhe ish-lojtarit të Romës, Schick në minutën e 91-të. Komanduesit e ligës e mbajnë në kuotën zero numrin e humbjeve në këtë sezon dhe në 4 atë të barazimeve, duke korigjuar në ekstrem gabimin e bërë në minutën e 33-të, duke lejuar kundërshtarin të shënojë me anë të Beier. Me këtë fitore, Leverkusen ngjitet në kuotën e 73 pikëve.

E shtuna para Pashkëve në Bundesligë u shënua edhe nga barazimi 0-0 mes Leipzig dhe Mainz si dhe mes Frankfurt-Union Berlinit, ndërkohë që nuk pati mungesë të golave ​​në Monchengladbach-Freiburg. Freiburg fitoi 3-0 për të rifilluar garën për një vend në Evropë. Gregoritsch hapi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa Rohl e Doan shënuan në fillim të pjesës së dytë.

Sukses edhe për Ëolfsburg në fushën e Ëerder Bremenit: 2-0 me golat e Lacroix dhe Majer në një ndeshje që përfundoi dhjetë kundër dhjetë për shkak të përjashtimeve të pësuara nga Lacroix në pjesën e dytë dhe nga Jung në pjesën e pare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme