Leverkusen nuk ndalet, Bayern e ndjek

Bayer Leverkusen konfirmoi epërsinë në tabelë, duke mposhtur qartë Bochumin me rezultat 4-0. Të besuarit e Xabi Alonso-s u udhëhoqën nga një Schick i papërmbajtshëm. Ish-sulmuesi i Romës hapi ndeshjen në minutën e 29-të me penallti, tre minuta më vonë shënoi të dytin, ndërsa kompletoi tripletën në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë mbërrin edhe goli i katërt i firmosur nga Boniface. Bayer Leverkusen mbetet në krye me 42 pikë, katër më shumë se Bayern Munich.
Të besuarit e trajnerit Tuchel fituan 2-1 ndaj Wolfsburgut, falë golave (të gjithë në pjesën e parë) të Musiala dhe Kane. Arnold e mbylli hendekun për vendasit. Fitore edhe për Shtutgartin, i cili konfirmon vendin e tretë në kampionat. Djemtë e Hoeness mundën Augsburg me rezultatin 3-0. Suksese në shtëpi për Eintracht (2-1 kundër Borussia Monchengladbach) dhe Heidenheim, i cili mundi Freiburgun 3-2.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




