Leverkuseni, 4 gola për finalen e Kupës

Leverkusen ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Gjermanisë pas triumfit 4-0 në gjysmëfinale përballë Fortuna Dusseldorf. Një ndeshje e zgjidhur që në pjesën e parë përballë një kundërshtari që nuk mund të bënte me një makinerie perfekte të drejtuar nga trajneri Xabi Alonso. Frimpong 7’, Adli’ dhe Wirtz 35’ bënë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-0.
Në pjesën e dytë Wirtz 60’(me penallti) kompletoi dopietën personale dhe “pokerin” për skuadrën e tij. “Aspirinat” duket se do të rrëmbejnë gjithçka në Gjermani. Janë të parët në kampionat dhe shumë pranë sigurimit të titullit kampion. Në Kupën e Gjermanisë, më 25 maj, kanë një mundësi të mirë për të fituar një tjetër trofe, përballë është Kaiserslautern, një skuadër e Bundesligës 2.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




