Lëvizje kundër Berishës, Basha thërret kuvendin e PD më 18 dhjetor

Politikë | 5 vite më parë

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka bërë ditur se do të thërrasë Kuvendin e PD-së më 18 dhjetor, duke ndërmarrë kështu një lëvizje, si kundërpeshë ndaj Berishës. Zoti Berisha ka thirrur Kuvendin më 11 dhjetor, por Basha duket se do të bëjë një Kuvend tjetër si kundër peshë për Berishën.

“Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët. Mund edhe t’ja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mençurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës. Çfarë pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën: Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi? Shumë njerëz, jo vetëm demokratët, pyesin: Ç’ne këta me Kuvendin e Partisë Demokratike?  Pse kaq të investuar këta për nje akt të tillë? Shpjegimi është i thjeshtë: disa duan të jenë faktorë në PD, dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale”, ka deklaruar Basha në mbledhje

Më herët Basha duke përmendur Berishën bëri të ditur se “Për këtë ka njoftuar në facebook një miting me datë 11 Dhjetor, që ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA. E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD”, tha Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme