Lewandowski: Guardiola ndryshoi vizionin tim për futbollin. Ai

Spanjë | 4 vite më parë

Duke folur në konferencën për shtyp që nga grumbullimi i Barcelonës në Shtetet e Bashkuara, Robert Lewandowski ishte në gjendje të shprehej për herë të parë pas prezantimit të tij, si një lojtar i ri blaugrana. Polaku u fokusua në çështje të ndryshme, që nga rritja e tij në botën e futbollit deri tek dëshira për të bërë mirë me klubin katalanas.

Lewandowski për Guardiolën – “Kam folur shumë për taktikat me Pep. Pas kësaj, është më e lehtë të përshtatesh me çdo sistem taktik. Guardiola ndryshoi vizionin tim për futbollin dhe trajnerët, më ndryshoi të kuptuarit e lojës. Falë tij, duhet të jetë më e lehtë për mua të përshtatem me atë që kërkon Xavi”, deklaroi sulmuesi.

Mes ambicieve personale dhe ekipore: “Edhe sa vite mund të luaj në nivele të larta? Nuk mund të them një numër të saktë, por mund të them që jam mirë fizikisht. Mundohem të sjell dëshirën time për të fituar këtu, jam gjithmonë i uritur për fitore. Numri i golave? Nuk kam një objektiv specifik, e rëndësishme është të bëjmë mirë si skuadër”.

Nuk mund të mungonte një pyetje për 8-2 e bujshëm të Bayern kundër Barcelonës në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2020: “Më duhet të them të vërtetën dhe ne nuk kemi folur për këtë. Është në të kaluarën, nuk duhet të kthejmë kokën pas. Ky është parimi ynë.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme