“Libri i Torturuesve”, Zelensky: Dokumenton krimet e ushtarëve dhe komandantëve të tyre

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se do të dalë së shpejti “Libri i Torturuesve’, i cili dokumenton fakte dhe të dhëna mbi krimet e luftës dhe individë specifikë të cilët i kanë kryer ato. Sipas Zelensky, në libër nuk janë vetëm autorët e drejtpërdrejtë të krimeve, por edhe ushtarët dhe komandantët e tyre.

“Këto janë fakte specifike për njerëz të veçantë që janë fajtorë për krime specifike të dhunshme kundër ukrainasve. Dhe një “Libër i torturuesve” i tillë është një nga themelet e përgjegjësisë jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës – ushtarëve të ushtrisë pushtuese, por edhe komandantëve të tyre. Ata që jepnin urdhra. Ata që bënë gjithçka të mundur bënë në Ukrainë. Në Bucha, në Mariupol, në të gjitha qytetet tona, në të gjitha komunitetet që kanë arritur. Krijimi i këtij sistemi ka filluar prej disa kohësh”, tha Zelensky, raporton CNN. Kujtojmë se gjatë muajit prill, prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës bëri me dije se po hetoheshin 6 mijë raste të dyshuara të krimeve ruse ndonëse vetë Rusia ka mohuar akuzat.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme