Liderët ndërkombëtare kanë reaguar ndaj fitores së parashikuar të Macron

Liderët ndërkombëtaret kanë reaguar duke përgëzuar Emmanuel Macron pasi Exit Poll e nxjerrin fitues të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit të BE-së, e uroi atë dhe tha se mezi pret të vazhdojë “bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer”.
“Së bashku, ne do ta çojmë Francën dhe Evropën përpara”, shkroi ajo në Twitter.
Kryeministri holandez Mark Rutte ofroi “urimet e tij të ngrohta” për Macron dhe tha se ai priste të vazhdonte bashkëpunimin e tyre brenda BE-së dhe NATO-s.
Charles Michel, president i Këshillit Evropian, tha se BE-së i duhet një Francë plotësisht e përkushtuar ndaj një vizioni më sovran dhe strategjik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




