Liga Unike: Kryesuesi sfidohet nga nënkampioni

Të martën zhvillohet java e gjashtë në Ligën Unike për Femra, ku priten përballje interesante.
Bashkimi, që është kryesues me pesë fitore në pesë ndeshje, njëkohësisht i vetmi pa asnjë humbje, do të sfidohet në Vlorë nga Flamurtari, që edicionin e kaluar ishte nënkampion i Ligës Unike për Femra. Skuadra vlonjate ka dy fitore e tri humbje.
Në kryeqytetin e Kosovës do të përballen ish-kampionia, Prishtina dhe kampioni aktual, Partizani. Prishtinaset kanë katër fitore e një humbje, derisa tiranaset një fitore e katër humbje.
Ndërkohë, në Gjakovë do të ndeshen Penza nga Peja dhe Tirana. Skuadra pejane ka një fitore e katër humbje, kurse ajo tiranase dy fitore e tri humbje.
Liga Unike Femrat ka dhjetë xhiro dhe më pas katër skuadrat më të mira do të përballen në “Play-off”.
Liga Unike Femrat-Java 6
E martë
17:00 Prishtina-Partizani
17:00 Flamurtari-Bashkimi
19:00 Penza-Tirana
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




