Ligji i ri për turizmin- Administratorët e hoteleve: Lufton informalitetin

Ekonomi | 3 vite më parë

Ligji i ri i miratuar ditën e enjte nga Qeveria Shqiptare duket që është mirëpritur nga administratorët e njësive akomoduese që operojnë në qarkun e Gjirokastrës. Sipas tyre, ndryshimet e ligjit në këtë sektor do ulin informalitetin dhe konkurencën e pandershme.

“Normalisht duhen që të regjistrohen që të gjitha pasi normalisht ulen të gjitha pasi në të kundërt do të detyrohemi ne të vendosim çmime” shprehet administratori i hotelit”, Servet Golemi

“Jo vetëm të jemi si subjekte përfitues nga bonuset që na jepet por duhet të pranojmë edhe detyrimet që janë jo vetëm sistemit fiskal por edhe ndaj tyre për të rritur standartin për turistët”, shprehet administratori i hotelit Vasillaq Nikolla.

Admnistratoret e njësive akomoduese tregojnë se përgatitjet për sezonin turistik kanë filluar që në vitin e kaluar.

Ndërkaq nga një vështrim i Web-siteve të kompanive internacionale të prenotimit dhe akomodimit Tripadvisor dhe Booking, konstatohen rreth 140 subjekte akomoduse në bashkinë Gjirokastër, pa përfshirë në këtë numër bashkitë fqinje: Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelenë, Dropull dhe Libohovë.

Po ashtu konstatohet se nga numri i vizitorëve dhe turistëve që hyjnë në territorin e qarkut me 7 bashki, rreth 80 % e tyre vizitojnë qytetin e Gjirokastrës dhe 14 % Përmetin, 4 % Tepelenën dhe rreth 2 % bashkitë e tjera: Këlcyrë, Dropull, Libohovë dhe Memaliaj.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme