Ligji për dekoratat, Rama: Jo më dekorime pas vdekjes, tipik alla-shqiptar

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar për projektligjin “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”. Duke iu referuar dekoratave të dhënë nga ish presidenti Ilir Meta, Rama tha se kjo situatë nuk duhet të përsëritet më kurrë, pasi vendi arriti në atë pikë që dekoroi themeluesin e shtetit shqiptar Ismail Qemalin, ndërsa shtoi se nuk duhet të ketë më dekorata pas vdekjes.

Sistemi i dhënies së dekoratave, për Ramën duhet rifutur në shinat e sistemit evropian të shpërndarjes së dekoratave dhe jo të jepen sipas dëshirës.

“Sot, ne bëjmë një ligj i cili e rifut vendin tonë në sistemin e rrugës evropiane. E ndan nga komunizmi, jugosllav, kinez e lindor. Të gjitha vendet në rajon, në Evropë, në Perëndim e në lindje kanë të njëjtin sistem dhe të njëjtat rregulla. Presidenti i mëparshëm i republikës arriti të dekorojë Ismail Qemalin. Dmth, një grup njerëzish sado të nderuar por totalisht për tu harruar vendosin të japin dekoratat postmortum. Është një moment kur njerëzit dallohen nga të tjerët, të gjallët dallojnë njerëz mes të gjallëve. Nuk ekziston një moment kur të gjallët dallojnë dhe dekorojnë të vdekurit. Dhe ndërkohë, prodhohen medalje dhe u jepen stërmbesave. Është diçka që nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh askund. Dekorimi pas vdekjes është tipik allashqiptar, i allademokracisë. Dmth çohet njeri në mëngjes e thotë “Dua të bëhem Vojo Kushi” dhe i dekoron. Duke menduar se një ditë, do bëhet si Vojo Kushi”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme