“Lija e majmunit”, qeveria e përcakton si sëmundje infektive, MSH: ISHP është pajisur me teste për identifikim

Qeveria, nëpërmjet një urdhri, ka vendosur ta përcaktojë “Lijën e Majmunit”, si një sëmundje infektive. Ministria e Shëndetësisë ka marrë sot vendimin, që këtë sëmundje ta shtojë në listën e sëmundjeve infektive. Në vendin tonë, sipas të dhënave zyrtare, deri tani nuk është regjistruar asnjë rast me “Lijën e Majmunit”.
Ministria e Shëndetësisë, bën të ditur se ka marrë masa, duke pajisur Institutin e Shëndetit Publik me teste për identifikimin dhe diagnostikimin e “Lijës së Majmunit”. Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Shqipëria vlerësohet me risk të ulët sa i përket “Lijës së Majmunit”.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




