Lionel Mesi siguron: Jam mirë

90 minuta në fushë dhe kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” të kryera. Lionel Mesi dhe Argjentina buzëqeshin dhe festojnë me “Pleshtin” që ka dashur t’i japi fund të gjitha zhurmave, apo keqkuptimeve të krijuara mbi gjendjen e tij fizike. Sepse një gjëndje e tillë në pikëpyetje kishte gjeneruar edhe polemika mes bardhekaltërve të Argjentinës dhe Paris Sen Zhermenit, ndërsa këta të fundit këmbëngulnin që Mesi ishte i dëmtuar.
Sikurse raporton “Tik Sport”, Mesi ka komentuar aktivizimin e tij në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” dhe formën e tij aktuale pas problemeve fizike që ka patur javët e kaluara. “Jam mirë dhe kjo është e sigurtë. Ndryshe nuk do të kisha luajtur”. Dhe më tej vazhdon: “E dimë që është gjithmonë e vështirë të luash ndaj Brazilit. Ndeshja ishte e bllokuar me disa ndërhyrje edhe të rënda. Nuk ka qenë e lehtë kjo ndeshje. Por gjëja më e rëndësishme është që ne kemi bërë mirë dhe nuk kemi humbur. Vazhdojmë të rritemi”.
Duke iu kthyer më pas gjendjes së tij fizike do të rrëfente: “E përsëris, jam mirë. Nuk luaja prej disa kohësh një ndeshje të plotë, por jam mirë. Më mungon ritmi dhe shpresoj ta gjejë duke nisur që nga këtu e ta kemi në vazhdimësi, të paktën deri në fund të vitit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



