Liqeni i Shkodrës në syrin e fotografëve, “Wild Europe” mbledh 15 fotografë nga e gjithë bota

I ka bashkuar i njëjti pasion.. krijuan nje grup ne rrjete sociale dhe vendosën të organizonin nje takim ne Shkoder. Qellimi ishte fotografimi i jetës së egër në liqenin e Shkodrës dhe hapësirën përreth. Shkodrani Jetmir Troshani, është kthyer nga Nju Jorku në vendlindje duke organizuar takimin i cili e solli Liqenin e Shkodres ne fokusin e aparatit
“Jam nga Berlini dhe erdha këtu sepse Jetmiri më ftoi dhe doja të vija. Është hera e parë që vij këtu dhe mendoj se liqeni i Shkodrës ka disa specie të rralla shpendësh.Kam bërë më shumë se 2000 foto. Uji është i pastër dhe çdo gjë është mirë, por duhet shumë investim”
Për kryebashkiaken e Shkodrës ky kthim për të dytin vit i kësaj nisme është një dëshmi e mirë e asaj çfarë mund dhe duhet të ofrojë qyteti që ajo administron.
Artistët synojnë që krahas kërkimeve shkencore të bërë nga vendas dhe të huaj, t’i shtojnë edhe këtë pasuri, e cila ka vlerë ne disa dimensione.
Fotografimi cilësor i shërben më së miri gjithë teksteve shkollore të të gjitha niveleve të arsimit.Krijimi i një fondi të përhershëm të arkivimit të fotove të jetës së egër do tu t’u shërbejë të gjithëve që duan të merren me hulumtime te mëjetshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




