Lirimi i 4 pengjeve izraelite nga Hamasi, Netanjahu: S’do heqim dorë, do çojmë deri në fund misionin tonë

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka bërë të ditur se forcat izraelite vepruan me guxim dhe kreativitet për të sjellë në shtëpi pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gazë.

Ai ka theksuar se Izraeli nuk do të heqë dorë derisa të përfundojë misionin e tij dhe të kthejë në shtëpi të gjitha pengjet qofshin gjallë apo vdekur.

“Ne nuk do të heqim dorë derisa të përfundojmë misionin dhe të kthejmë në shtëpi të gjithë pengjet – të gjallë dhe të vdekur”, u shpreh Netanjahu.

 Operacioni i shpëtimi është një nga më të suksesshmit i realizuar nga ushtria izraelite në këtë luftë dhe mund të lehtësojë një pjesë të presionit me të cilin po përballet Netanjahu për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për të siguruar lirimin e më shumë pengjeve që po mbahen nga Hamasi.

Pas operacionit, ministri izraelit i kabinetit të luftës Benny Gantz shtyu daljen e tij publike ku pritej të njoftonte dorëheqjen nga qeveria.

Ndërkaq, në zonën ku u shpëtuan pengjet izraelite pati qindra viktima palestineze. Nga ana e tyre gazanët akuzuan Izraelin dhe Hamasit për të vrarët. Hassan Omar, 37 vjeç, u ankua për humbjen e panevojshme të jetëve në sulmet izraelite.

“Për çdo peng izraelit ata mund të kishin liruar 80 të burgosur palestinezë dhe pa gjakderdhje -Mesazhi im për Hamasin është se ndalimi i humbjes është pjesë e fitores, ne duhet të heqim qafe ata që na kontrollojnë nga hotelet e Katarit”, tha Omar për BBC.

Megjithatë, mbështetësit e Hamasit nxituan për të mbrojtur lëvizjen, duke argumentuar se lirimi i pengjeve nuk ishte një arritje e rëndësishme në konfliktin e përgjithshëm me Izraelin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme