Lirimi nga burgu i Alqi Bllakos, Paloka: Vendimi u mor që ditën kur u dorëzua, pazar i Ramës

Politikë | 4 vite më parë

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të lënë në “arrest shtëpie” ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Paloka deklaron se vendimi për lirimin e Bllakos është marrë ditën që është dorëzuar. Sipas Palokës kjo është një lojë e kurdisur nga Kryeministri Rama që në fillim.  

“Vendimi per te liruar Bllakon eshte marre diten qe ai eshte dorezuar. Pazari eshte i thjeshte, ai i perhershmi i Rames me ushtaret e tij te krimit e korrupsionit : na ka dale boja prandaj ti do besh pak burg dhe do heshtesh, une me drejtesine “e reformuar” do te te nxjer pas disa muajsh dhe te dy do vazhdojme te gezojme milionat dhe pushtetin.

Nderkohe , a i pa apo degjoi njeri kete here Ramen e Yurin te akuzojne drejtesine per kete vendim skandaloz ? Ata qe per cdo pergjegjesi te qeverise, e gjejne fajtorin tek drejtesia , dikur e pareformuar, (madje dhe per kullat “misterioze” ne mes te Tiranes , fajin e ka ish-drejtesia). Po per kete vendimin  skandal te drejtesise “se reformuar” pse nuk foli askush ?!

Per fat te keq edhe ndonje nga keta koleget tane qe tani takohen me shume me Yurin se me ata qe i kane zgjedhur ( ne fakt me demokratet nuk takohen) nuk i ve me emrin e vertete ; “drejtesi e kapur” , po e quan “drejtesi e brishte”…Kujdes se keshtu e do Yuri…ashtu sic e do dhe Rama”, shkruan Paloka në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme