Lirohet me kusht Peter Mandelson, u pyet për lidhjet me Epstein
Disa orë pas arrestimit të tij të hënën me dyshimin për shpërdorim të detyrës publike, policia britanike beri me dije se ish-ambasadori i Mbretësisë së Bashkuara në SHBA, Piter Mandelson u lirua me kusht, por sipas saj hetimet ndaj tij do të vazhdojnë, pasi 72-vjeçari po hetohet si i dyshuar se i ka dhënë informacione të klasifikuara qeveritare dhe ekonomike ish-financierit të ndjerë amerikan të akuzuar për pedofili Xhefri Epstin.
Ish-diplomati u mor në pyetje, pasi më herët policia kishte kryer kontrolle në rezidencën e tij. Zhvillimet e fundit vijnë pak ditë pasi Andrew Mountbatten-Windsor , ish-princi britanik i përfshirë në skandale lidhur me dosjen Epstein u arrestua gjithashtu si i dyshuar për sjellje të papërshtatshme gjatë detyrës publike.
Mandelson është një prej disa figurave të njohura, karrierat e të cilëve u dëmtuan për shkak të lidhjeve me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shkarkoi 72-vjeçarin si ambasador në SHBA në shtator të vitit të kaluar, ndërsa vetë Starmer po përballet me kritika të ashpra edhe nga branda partisë së tij, që mund t’i rrezikojnë postin, lidhur me emërimin e mikut të tij në atë detyrë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




