Lista e fituesve/ Flamur Noka zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i PD, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi 2 nënkryetarët e rinj

Politikë | 4 vite më parë

Partia Demokratike ka ngritur të gjitha strukturat e saj, ku përmes votimit zgjodhi Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë dhe drejtuesit e 10 sekretariateve.

Flamur Noka u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PD i cili garonte përballë Arben Ristanit, ndërsa 2 nënkryetarët e PD së drejtuar nga Sali Berisha janë Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Në garë ishte edhe Belin Këlliçi, por nuk u zgjodh përmes votave.

Këshilli Kombëtar i PD votoi edhe për 10 Sekretariatet, ku fituesit janë:

Sekretariatin Organizativ do ta drejtojë Ervin Minarolli

Sekretariatin për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave do ta drejtojë Lediana Mandia

Sekretariati për çështjet zgjedhore do të drejtohet nga Ivi Kaso.

Sekretare për Organizatat Partnere do të jetë Megi Balliu

Sekretar për të Drejtat e Njeriut, Bislim Ahmeti

Sekretar për Integrimin Evropian, Edmond Spaho

Sekretariatin për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysaj

Sekretariatin për ish të përndjekurit, Lorenc Luka

Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit do të jetë Indrit Hoxha

Sekretar për pushtetin vendor u zgjodh Ylli Asllani

Komisioni i Apelimit (Gjykata e Partisë), Adriana Kalaja

Ndërkohë, vetëm një ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit, Këshilli i PD vendosi të shpallte kryetar nderi, ish presidentin e ndjerë Bujar Nishani i cili e drejtoi deri në vitin 2021 Këshillin Kombëtar të PD.

Rezultatet e shpallura nga Komisioni i Votimit dhe Numërimit për Organet e reja drejtuese të Partisë Demokratike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme