Lista e Ksavit për përforcime në verë

Spanjë | 5 vite më parë

Barcelona nuk mundi të bëjë një merkato të mirë në dimër. Drejtuesit e klubit katalan kanë dashur të kursejnë, pasi një pjesë e madhe e buxhetit për merkaton e verës do të shkojë për blerjen e sulmuesit norvegjez Erling Haaland. Ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve që duhen për të forcuar ekipin sezonin e ardhshëm duhet të vijë me kosto zero ose me një çmim pothuajse qesharak. Tani për tani, të gjitha operacionet që do të mbyllen janë të moduluara nën këtë ekosistem: Frank Kessié (Milan), Cesar Azpilicueta (Chelsea), Andreas Christensen (Chelsea). Të gjithë këtyre lojtarëve iu mbaron kontrata në këtë verë ndaj transferimi i tyre do të bëhet me kosto zero.

Nëse këto katër nënshkrime mbyllen përfundimisht, trajneri Xavi do të kishte përfunduar praktikisht kapitullin e përforcimeve në mbrojtje. Në fakt do t’i mungonte vetëm pozicioni i mbrojtësit të majtë. Dhe pikërisht këtu dhimbja e kokës vjen nga stafi teknik, sepse ende nuk është gjetur lojtari që mund t’i bashkohet klubit në kushtet ‘mirë dhe lirë’. Sipas AS, objektivi i parë i Xavi ishte lojtari i Milanit Theo Hernández, por klubi lombard kërkoi 50 milionë euro dhe lojtari nuk ishte i gatshëm të vinte me më pak para. Me përjashtim të këtij opsioni, i dyti në listë ishte José Luis Gayà. Edhe këtu problem ka qenë klubi i origjinës, pasi kanë kërkuar 20 milionë euro.

Një shifër që Barcelona e konsideron jo të mundur, aq më tepër që kapitenit i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata e tij, duke mundur të largohet falas në verën e vitit 2023. Prandaj, Barcelona, ​​përmes drejtorit të saj të futbollit, Mateu Alemany, po ndërmjetëson që lojtari të mos rinovojë dhe të presë edhe një vit, kur Jordi Alba është 34 vjeç dhe praktikisht është në fund të karrierës së tij. Në mungesë të Theo dhe Gayà, janë katër emra në listë për të përforcuar krahun e majtë, për këtë verë, siç mëson gazeta AS.

Preferenca e trajnerëve është mbrojtësi i Benfica-s, Alejandro Grimaldo por edhe ai ka kontratë deri në 2023. Álex Moreno, mbrojtësi i Betisit, Javi Galán mbrojtësi i Celtas, janë dy lojtarë të tjerë që kërkon Barcelona. I katërti, dhe i fundit, është mbrojtësi argjentinas i Ajax-it, Nicolás Tagliafico, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2023. Ndërsa në sulm, përveç Haalandit, Barcelona e Laporta-s mendon për Adama Traoré, i cili ka një opsion blerjeje për 30 milionë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme