Lista e ‘zezë’ e Putin, jo vetëm Biden dhe zyrtarëve të lartë amerikanë, hyrja në Rusi i ndalohet edhe Zuckerberg dhe Morgan Freeman

Botë | 4 vite më parë

Presidenti Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris , disa shefa të inteligjencës, por edhe aktori amerikan Morgan Freeman, janë në listën e hartuar nga Ministria e Jashtme ruse për personat të cilëve u ndalohet hyrja në vend.

Lista, e hartuar nga stafi i presidentit Vladimir Putin, përmban 963 emra të shtetasve amerikanë të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi, ndërsa aktori hollivudian Morgan Freeman, akuzohet nga diplomacia ruse se ka regjistruar një video në vitin 2017 ku pretendohej se Rusia po kryente një “komplot” kundër Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Jashtme ruse ka theksuar se Moska nuk kërkon konfrontim dhe është e hapur ndaj një dialogu “të ndershëm” dhe se dallon popullin amerikan “ nga autoritetet që nxisin rusofobinë” .

Disa nga personat që lista përfshin:

– Presidenti i SHBA Joe Biden

– Djali i Presidentit të SHBA Hunter Biden

– Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken

– Zëvendëspresidenti i SHBA Kamala Harris

– Ish-këshilltari presidencial John Bolton

– Asistenti i Presidentit të Çështjeve të Sigurisë Kombëtare Jacob Sullivan

– Sekretari i Mbrojtja Lloyd Austin

– Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland

– Drejtori i CIA-s William Burns

– Ish-Drejtori i CIA-s John Brennan

– Ish-Drejtori i CIA-s Robert James Woolsey

– Drejtori i FBI-së Christopher Wray

– Sekretari i Transportit i SHBA Peter Buttigieg

– Ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton

– Ish Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s Philip Breedlove

– Ish-Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jennifer Psaki

– Aktori Morgan Freeman .

– Sipërmarrësi Mark Zuckerberg .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme