Nata Finale e Festivalit të Pranverës, Aleksandër Gjoka hap spektaklin, 12 këngëtarë në garë për trofeun

Kulturë | 3 muaj më parë

Teatri i Operas dhe Baletit është gati për një mbrëmje të jashtëzakonshme, ku muzika, emocionet dhe surprizat do të kurorëzojnë fituesin e Festivalit të Pranverës. Kjo natë finale është hapur nga këngëtari i mirënjohur Aleksandër Gjoka, i cili interpretoi këngën “Emocion”, duke ngritur në këmbë të gjithë publikun.

Kjo mbrëmje finale premton një spektakël të vërtetë, teksa mbrëmja do të pasurohet edhe me performanca të artistëve të ftuar, Jonida Maliqi, Rovena Dilo, Dashnor Diko, Eneda Tarifa, Frederik Ndoci, Renis Gjoka dhe Irma Libohova, të cilët do të sjellin hite të njohura për publikun.

Janë 12 këngët finaliste që garojnë për trofeun e këtij edicioni, që do të vendoset përmes një formule të kombinuar: 60% nga Juria Profesionale dhe 40% nga Juria “Pranvera Digjitale”.

Juria profesionale përbëhet nga Markelian Kapidani (kryetar), Eriona Rushiti, Ledina Çelo, Kejsi Tola dhe Kamela Islamaj, ndërsa juria digjitale nga Sara Berisha, Amos Zaharia, Krista Merkoçi, Arjon Muça dhe Rizarta Hoxha.

Kjo mbrëmje finale transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, Radio Tirana dhe në kanalin zyrtar të RTSH-së në YouTube.

Këngëtarët në garë:

Arsi Bako – “Humb”

Algert Sala – “Çelu”

Martina Serreqi – “E fortë por edhe vuj”

Alegra Jaho – “Pasqyrë”

Voltan Prodani – “Më merr kjo dashuri”

Herva Novaku – “Dy hapa”

Jet – “Në derë do t’i qaj”

Frensi – “Më lër”

Nik Zaimi – “Nuk ndalem”

Vesa Kelmendi – “Mangupi”

Drina Sheu – “Dashni e vjetër”

Kejsi Jazxhi – “Veten çliro”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme