Liverpool, Klopp: Blerjet e Chelsea? Nuk e kuptoj se si është

Angli | 4 vite më parë

Jurgen Klopp komentoi me njëfarë habie për shumat astronomike që Chelsea shpenzoi në merkaton e janarit: “Nuk do të them asgjë pa avokatin tim – bëri shaka trajneri i Liverpool-it në konferencën për shtyp -. Nuk e kuptoj se si është e mundur, por nuk varet nga unë të shpjegoj se si funksionojnë gjërat. Nuk e kuptoj këtë pjesë të biznesit, por sigurisht që janë numra të mëdhenj. Megjithatë, ata janë të gjithë lojtarë shumë të mirë, kështu që urime për ta”.

Blutë zhvilluan një nga fushatat më luksoze të transferimeve në histori, duke investuar rreth 327 milionë euro, më shumë se të gjitha skuadrat në Serie A, Bundesliga, La Liga dhe Ligue1 së bashku. 120 milionë për të rrëmbyer Enzo Fernandez nga Benfica e bënë atë futbollistin më të paguar në historinë e Premier League, por hitit argjentinas duhet t’i shtohen Mudryk, Badiashile, Madueke, Gusto (që do të mbërrijë në verë), Santos dhe Fofana, plus huazimi i Joao Felix.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme