Liverpool përmbys Leicester me dy autogola të Faes

Liverpool kompleton pokerin e fitoreve dhe i afrohet vetëm një pikë zonës evropiane. Klopp më shumë se lojtarët e tij duhet të falënderojë mbrojtësin kundërshtar Faes, autor i dy autogolave vendimtarë. Foxes, gjithmonë mes ulje-ngritjeve në humbjen e dytë radhazi. Ishin mysafirët që kaluan në epërsi pas vetëm katër minutash me Deësbury-Hall, por ishte pikërisht Faes me dy autogola në mes të 38’ dhe 45’ që përmbysi rezultatin në favor të kundërshtarëve. Liverpool falenderon dhe administron në pjesën e dytë duke mbyllur një paraqitje jo të shkëlqyer, por në fund rëndësi kanë tri pikët.
Kriza e Ëest Hamit vazhdon me humbjen e pestë radhazi, ndërsa Brentford rrëmben rezultatin e pestë të dobishëm radhazi dhe ëndërron zonën europiane. Moment i zi për Çekiçët, vetëm një pikë mbi zonën e rënies, madje sonte në shtëpi kolapsi ndodh në vetëm 43 minuta: Toney kalon në avantazh Brentford në minutën e 18-të, më pas Dasilva kujdeset për mbylljen e rezultatit dy minuta nga fundi i pjesës së parë. Në pjesën e dytë, njerëzit e Moyes përpiqen të nisin sulmin, por nuk janë në nivelin e duhur. Në bilbilin e trefishtë, situata për Ëest Ham është vërtet shqetësuese.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




