Liverpul piketon Frimpong si pasardhësin e Alexander Arnold

Sipas asaj që raportohet nga disa media angleze, Liverpool ka identifikuar Jeremie Frimpong të Bayer Leverkusenit si pasardhësin e Alexander-Arnold.
Kontrata e këtij të fundit skadon në qershor 2025 dhe është gjithnjë e më shumë në vëmendjen e Real Madridit.
Vlera aktuale e Frimpong është rreth 50 milionë euro: pasi mbërriti në Gjermani në vitin 2021, ai ka grumbulluar 155 paraqitje, 26 gola dhe 38 asistime me fanellën e Leverkusenit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




