Liverpuli “blindon” Alexander-Arnold

Angli | 5 vite më parë

Tashmë në këtë kohë merkatoje ku të gjitha ekipet janë duke menduar për përforcimet që do të bëjnë në skuadrat e tyre, edhe Liverpool ka filluar me lëvizjet e saj por fillimisht ka menduar të blindojë yjet e  skuadrës dhe kështu mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka nënshkruar kontratë të re me ekipin.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi përmes një postimi në llogarinë e tyre në Tëitter.

22-vjeçari, produkt i akademisë së klubit, nënshkroi edhe për katër vite tjera me “Reds”. Lojtari anglez duket se është një nga të preferuarit e trajnerit, Jurgen Klopp, i cili e ka përfshirë në planet e tij afatgjata dhe e ka bindur që të nënshkruajë kontratë të re me klubin e të kuqve.

Arnold bëri debutimin me ekipin e parë në vitin 2016, ndërsa që atëherë ka 129 ndeshje me klubin anglez, teksa është bërë i pazëvendësueshëm në pozicionin e tij.

Ai ka kontribuar me 10 gola dhe 44 asistime, dhe ka qenë pjesë integrale e triumfeve të Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës për klube dhe Premier Ligës.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme