Liverpuli, festë me autobus të hapur pas humbjes në Champions

Krenaria e ‘Red’. Liverpool i Jurgen Klopp festoi me tifozët në rrugët e qytetit, pavarësisht humbjes ndaj Real Madridit në finalen e Champions League të luajtur në ‘Stade de France’ në Saint-Denis. I ndëshkuar nga një gol i Vinicius Junior, në një mbrëmje të shënuar edhe nga trazirat që përfshinin tifozët anglezë që ishin bllokuar jashtë stadiumit parisien, Salah dhe shokët e tij përsëri nuk u ndalën, parakaluan nëpër rrugët e qytetit në bordin e një autobusi të hapur.
Të vlerësuar nga turma në ‘Paradën e Trofeve’ të klubit, ‘Reds’ ekspozuan Kupën Carabao dhe FA Cup në një sezon emocionues që pa Liverpool-in të fitonte dy trofe dhe të dorëzohej vetëm në fundin e sezonit, me titullin e fituar nga Manchester City në Premier League, si dhe në finale e madhe të Champions, të mposhtur nga ‘Mbreti Carlo’ Ancelotti dhe të besuarit e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




