Liverpuli, fitore dhe homazh ndaj Mançester Junajtid

Angli | 5 vite më parë

Liverpuli dhe Mançester Junajtid janë përballur me njëra-tjetrën të martën në takimin e vlefshëm për javën e 33-të të Premier Ligës Angleze, të zhvilluar në Stadiumin “Enfilld”. Skuadra vendase ka kaluar në epërsi që në minutën e 5-të, kur Luiz Diaz ktheu në rrjetë një pasim të Mohamed Salahut.

Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, në minutën e 7-të të ndeshjes tifozeria e pranishme në “Enfilld” ka dhuruar një duartrokitje të gjatë si homazh për lojtarin e Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo, i cili humbi një ditë më parë një nga dy binjakët e tij, të birin e porsalindur.

Ndërkaq, në fushën e blertë ka qenë vetë Mohamed Salah që ka gjetur golin e dytë të Liverpulit në minutën e 22-të, kur përcolli në rrjetë një pasim të Sadio Manesë. Me këtë epërsi të dyfishtë të vendasve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa në ato të dytat, do të jetë vetë Mane që do të gjejë golin e 3-të të Liverpulit.

5 minuta para fundit të kohës së rregullt, Liverpuli do të gjejë edhe golin e 4-t, me Mohamed Salahun, që plotëson kështu dygolëshin e tij në këtë ndeshje dhe skuadra e tij ngjitet përkohësisht në krye të renditjes.

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme