Liverpuli nuk ndalet më, mposht Çelsin dhe rimerr kreun

Liverpuli ka fituar supersfidën përballë Çelsit dhe ka rimarrë vendin e parë në renditjen e Premier Ligës. “Të kuqtë” kanë mposhtur 2-1 “blutë” e Londrës në “Anfield”, në një sfidë që ka pasur si protagonist Mohamed Salah.
Egjiptiani shënoi golin që zhbllokoi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, por miqtë nga Londra barazuan me Xhekson sapo filloi pjesa e dytë. Nuk zgjat shumë festa e Çelsit, pasi është Xhons, që shënon për vendasit dhe Liverpuli kalon sërish në avantazh.
Pavarësisht përpjekjeve nga të dy kampet, rezultati i ndeshjes nuk ndryshon. Liverpuli merr fitoren e katërt radhazi në kampionat, ngjitet në kuotën e 21 pikëve dhe rimerr kreun e renditjes, ndërsa Çelsi mbetet në vendin e 6-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




