Liverpuli, “ortek” ndaj Sauthempton

Pa mëshirë, Liverpool mposht Southampton-in fatkeq në Anfield duke mbyllur praktikisht sfidën që në pjesën e parë. Dopieta e Diogo Jota dhe një realizom nga Thiago Alcantara bënë që skuadra mike të dorëzohej pas vetëm 37 minutash lojë. Në fillimin e pjesës së dytë Van Dijk tërbohet me poker dhe më pas të kuqtë administrojnë sfidën deri në fund. Me këtë sukses skuadra e Klopp i afrohet në një pikë kryesuesit Chelsea, që luan nesër ndeshjen e madhe me Manchester United.
Arsenali korrigjoi menjëherë nokautin e rëndë me Liverpool dhe u rikthye te fitorja duke shënuar suksesin e katërt në pesë ndeshjet e fundit të ligës: në Emirates, Topçinjtë mposhtën Neëcastle 2-0, gjithnjë e më në fund të kësaj Premier League. Ndeshja zhbllokohet në pjesën e dytë, pas shumë sforcimeve të lojtarëve të Artetës: Tavares sheh futjen në zonë të Sakas, i cili lëshon një diagonale perfekte me të majtën. Autori i avantazhit, në minutën e 64-të, doli për t’i lënë rrugë Martinellit, i cili dy minuta më vonë nënshkroi 2-0 me një gjuajtje të shkëlqyer me të djathtën, duke mbyllur ndeshjet.
Për të mbajtur portën e pastër dhe për të anuluar përpjekjen e rikthimit të lojtarëve të Hoëe mendon Ramsdale, i cili ndal Shelvey-n disa herë, i vetmi që provon gjithnjë e më shumë për Neëcastle, që pas kësaj humbja 2-0: zero fitore dhe vetëm 6 pikë në 13 ndeshjet. Nga ana tjetër, Arsenali u ngjit në 23 dhe rikonfirmoi kandidaturën serioze për një vend në Evropë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




